Qyteti i Madridit është pushtuar nga reshjet e mëdha të dëborës pas stuhisë Filomena. Kjo ka bërë që LaLiga të shtyjë ndeshjen midis Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao të planifikuar për në orën 16:15 të kësaj të shtune.
LaLiga komunikoi vendim nëpërmjet një njoftimi për shtyp: “Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga stuhia që ka pushtuar pjesën më të madhe të gadishullit iberik, që shkaktoi mbylljen e aeroportit të Madridit gjatë gjithë ditës dhe pamundësinë për të mbajtur fushën në kushte optimale, LaLiga, pasi kontaktoi të dy klubet, i kërkoi Komitetit të Garave Profesionale herët në mëngjes të ndërpresë ndeshjen. ” . Për momentin nuk dihet data e luajtjes së kësaj sfide. Ajo do të komunikohet në ditët në vijim në varësi të datave në dispozicion.
©