Pandemia e Covid-19 ka pezulluar çdo gjë në botë duke përfshirë edhe udhëtimet. Fluturimet me vendet e tjera janë pezulluar duke bërë që të mbesin të ngujuar në vendin e tyre edhe për pushime. Ndërkohë që të gjithë pyesin se kur do të nisin udhëtimet, ekspertët i kanë dhënë një përgjigjje kësaj pyetje. Kreu i The PC Agency, Paul Charles tha se në fillim të majit bota mund të jetë më e mirë dhe se ka një mundësi që udhëtimet të fillojnë.
“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë.”,-tha Paul Charles.
Tani që janë krijuar disa vaksina anti-Covid, virusi do të jetë më i lehtë pë tu parandaluar. Deri tani janë aprovuar vaksinat e Pfizer/BioNTech, Modernas dhe Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca.