Ndoshta vdekja nuk është fundi: A mundet një serial televiziv të provojë ekzistencën e jetës së përtejme?

0

Serive të dokumentarëve në  Netflix, “Surviving Death” nuk u mungon aktiviteti paranormal. Mediumet thërrasin të vdekurit. Seancat përpiqen t’i manifestojnë. Njerëzit pretendojnë të jenë aktorë të rimishëruar, pilotë ose viktima të vrara  ndërsa të tjerët përshkruajnë ndjenjën e një përqafimi qiellor,  gjatë përvojave pranë vdekjes. Mbi gjashtë episode të gjata, seritë zhyten mbi shenjat dhe dëshmitë se ka diçka për të provuar përtej frymës sonë të fundit.

Ricki Stern, regjisorja e “Surviving Death”, (T’i mbijetosh Vdekjes), është gati për skepticizmin tuaj. Dokumentarët e saj  praktikisht e ftojnë atë. “Unë do ta quaja veten një lloj jo-besimtare, por dikush që ishte i hapur ndaj kësaj”,  thotë Stern.

Stern, puna e fundit e së cilës me seritë dokumentare përfshin “Reversing Roe” dhe “Surviving Jeffrey Epstein”, nuk i shmanget marrjes në pyetje të mediumeve dhe dëshmitarëve që shfaqen në kamera duke thënë se flasin,  ose kanë parë fantazma. Shfaqjet  kurrë nuk  hedhin  poshtë mundësinë që një seancë  mund të përdorë truket e ndriçimit për të trilluar një fantazmë ose një medium mund të gërmojë informacione në Facebook dhe,  t’i kalojë ato si informacione nga e përtejmja e madhe.

Por seritë e  Stern ndërtojnë  gjithashtu një rast bindës dhe provokues që vetëdija jonë mund dhe vazhdon përtej jetës,  siç e njohim ne. Regjisorja shpjegoi se ajo donte të eksploronte mundësitë e një përtejme  të madhe,  përmes analizave të arsyeshme.

Për ta bërë këtë Stern ndoqi shembullin nga libri i gazetares  Leslie Kean, “T’i mbijetosh Vdekjes”, në të cilin bazohen edhe seritë dokumentare.  Kean, e  cila gjithashtu shfaqet në seri, solli një qasje të fortë shkencore për të diskutuar një jetë të përtejme, e cila mund të jetë pak a shumë si përdorimi i stetoskopit në një fantazmë.

Kur bota shkencore i do provat fizike, si e ndërtoni një argument bindës për metafizikën? Kean tha  se ajo gëzonte sfidat e qenësishme të sjelljes së praktikave hetimore për të gjetur “të vërteta që ndoshta nuk mund t’i arrish kurrë”.

Ajo gjithashtu theksoi se thjesht po ndiqte një linjë të shquar njerëzish që kanë ecur  në këtë rrugë,  qindra vjet para saj. Filozofi dhe psikologu William James, autori i Sherlock Holmes Sir Arthur Conan Doyle dhe Dr Ian Stevenson, i cili themeloi ndarjen e studimeve perceptuese në Universitetin e Virxhinias më 1967, janë disa nga njerëzit që prodhuan letra dhe dorëshkrime mbi hetimet paranormale. “Ata nuk janë doemos  besimtarë”, tha Kean. “Por janë njerëz që e marrin aq seriozisht,  sa duan ta studiojnë”.

Krijimi i  famshme i epokës viktoriane të Doyle, Sherlock Holmes, ishte një mendje skeptike, shkencore. Në romanet si “Zagari i Baskervilëve”, Holmes do të tërhiqte perden dhe do të hidhte poshtë teoritë që përfshijnë të mbinatyrshmen dhe paranormalen. Por Doyle ishte çuditërisht më i  hapur ndaj mundësisë se ka njerëz, të cilët mund të komunikojnë me të vdekurit dhe madje t’i shfaqin ata.

“Surviving Death” përpiqet të gjejë ekuilibrin e ndërlikuar midis atij skepticizmi të Sherlock dhe hapjes së Doyle ndaj spiritualizmit. Seritë adresojnë gjithashtu se si gjetja e provave të një jete të përtejme kërkon pothuajse gjithmonë një mendje të hapur. Duhet të jeni të gatshëm të pranoni që një vizitë nga një dritë e vazhdueshme kardinale ose dridhmuese  mund të jetë shenjë nga të vdekurit. Por Stern pranoi se një hapje e tillë është gjithashtu arsye për heqje dorë: “Thjesht mund të thuash, njerëzit që kërkojnë shenja do të shohin shenja.”

“Të gjithë duhet të vendosin vetë nëse diçka ka kuptim për ta  apo jo”, shtoi Kean. “Shenjat  nuk janë diçka vërtet objektive”.

Kur heton jetën pas vdekjes, objektiviteti nuk është karta jote. Me këtë temë të veçantë, absolutisht të gjithë investohen personalisht. Gazetarët dhe akademikët, si Kean dhe Conan Doyle, të cilët hulumtuan këtë temë shkencërisht nuk mund të mos ndikohen. Conan Doyle u stry drejt spiritualizmit,  pas vdekjes së të birit. Ndërsa po studionte për librin e saj, një mik i ngushtë i Kean vdiq, duke e sjellë punën e saj më afër ”.

“Nëse i keni këto përvoja të thella në procesin e [hetimit], atëherë do të bashkoni  njëfarësoj gazetarinë me përvojën personale”, tha Kean. “Por kjo është me të vërtetë mënyra e vetme për ta studiuar në të njëjtën kohë. Është e vështirë ndonjëherë të ndash të dy ”.

Seritë e Stern-it largohen nga libri i Kean-it duke u përqendruar në histori personale rreth ndeshjes me jetën e përtejme. Shpesh, subjektet në seri motivohen nga një humbje personale për të gjetur shenja të një jete të përtejme.

Mike Anthony është një personazh veçanërisht magjepsës në “Surviving Death”. Pasi humbi babanë disa vjet më parë, ai i bëri hobby, vizitat në  mediume të ndryshme, të cilëve u kërkon të komunikojë me babanë. Këto vizita kanë dy qëllime;  Anthony po vazhdon një lidhje me babanë, por ai gjithashtu po verifikon dhe vlerëson këto mediume mbi aftësitë e tyre, me një gatishmëri për të pranuar se disa ndoshta nguten dhe po përfitojnë nga besimi i tij. Ai e vë veten përmes një cikli të rëndë të shpëlarjes dhe përsëritjes së emocioneve midis skeptikut dhe besimtarit.

“Është paksa luhatje emocionale për të”, tha Stern, e cila e përshkroi Anthony si një zëvendësues të audiencës. Për të zbuluar të vërtetën, ai e la  veten vazhdimisht të pambrojtur për të besuar dhe shpesh haste në zhgënjim.

Stern pranoi që një ndjeshmëri e tillë emocionale është pikërisht ajo nga e cila “mbrojmë veten”,  kur qëndrojmë skeptikë. Disa prej nesh janë cinikë në lidhje me mundësinë e një jete të përtejme, sepse nuk duam të vendosim veten përballët  zhgënjimit dërrmues.

“Unë thjesht shpresoj që seritë do t’i ndihmojën njerëzit të hapin mendjegt dhe të vënë në dyshim natyrën e vetëdijes”, tha Kean.

Libri i saj është prova e përsosur e lakmusit për përgjigjen që mund të pritet për serinë, e cila, duke pasur parasysh temën e saj universale, ka tërheqje të pamohueshme për një audiencë të gjerë. Lexuesit u afruan me Kean për të shprehur se si ata ose dikush që ata njohin gjetën ngushëllim në libër,  ndërsa përballeshin  me hidhërimin. Të tjerët ngritën  dorën për të folur se si edhe ata përjetuan shenja të mundshme, për të cilat kurrë nuk ishin në gjendje të flisnin hapur më parë, sepse ekziston një stigmë rreth mendjeve racionale që besojnë në një jetë të përtejme.

“Mendoj se libri hap një derë për njerëzit që të ndihen më rehat për të folur rreth të gjitha këtyre gjërave”, shpjegoi Kean. “Po e kornizoj  në një mënyrë që është jashtëzakonisht e besueshme dhe e orientuar drejt kërkimit”.

“Ne nuk mund t’i përgjigjemi pyetjeve”, shtoi Kean. “Ne nuk përpiqemi ta bëjmë atë në dokumentar. Por ka të bëjë me [mundësinë se] ka diçka që ndodh,  pasi vdesim. Ndoshta vdekja nuk është fundi ”.

Artikulli i mëparshëmStudime mbi Covid-19, me rezultate që as nuk i mendonim
Artikulli i radhësSa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë