Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

0

“Tragjedia e Shqipërisë është se nuk ka opozitë të fuqishme. Sepse opozita e sotme – kur ishte në pushtet – s’ka qenë shumë më ndryshe se pushteti i sotëm”, ka shkruar gazetari kosovar që punon për mediat zvicerane, Enver Robelli. 

Ai ka bërë një shkrim të gjatë për skandalin e darkës së ministeave rilindas në restorantin e Nusretit në Dubai. Pasi ka ngritur disa pyetje për rilindasit ai ka akuzuar edhe opozitën: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për «të sjellë investime», siç po përpiqet ta bind opinionin kryeministri i Shqipërisë, po zyrtarët e kabinetit të tij ç’punë patën në Dubai? Apo zyrtari i qytetit të Tiranës? I cili, përndryshe, dikur mbante ligjërata me zë të lartë kundër korrupsionit dhe e valëviste flamurin e antikorrupsionit duke bërtitur «Mjaft» pyet ai.

Pastaj Robelli thotë se kjo ndodh ngaqe opozita është e dobët dhe me të njëjtat vese: “Keqqeverisja shumëvjeçare dhe mosndëshkimi i të korruptuarve kanë ndikuar që shumë qytetarë të mos shohin kurrfarë kuptimi në angazhimin publik për të mirën publike. Kjo është edhe një tragjedi tjetër shqiptare. Me gjasë më e madhja. Sepse po të kishte rezistencë të madhe publike, pushteti do të frikësohej dhe disiplinohej dhe njëkohësisht do të lindte një opozitë e re, e efektshme, e cila merret me hallet e vërteta të Shqipërisë”.

Artikulli i mëparshëm“Darka e fundit” në Dubai
Artikulli i radhësGjermania me masa të reja për emigrantët shqiptarë, kërkon test PCR jo më shumë se 48 orët e fundit (JA KUR HYN NË FUQI)