Gjoba për Riberi, Maduro dhe superskandali i qeverisë Rama në Dubai

0

Pas publikimit të videoskandalit nga Dubai, ku duket kupola e qeverisjes duke darkuar në një prej restoranteve më të shtrenjtë në planet, në mediat sociale po qarkullon edhe një foto e kancelares Angela Merkel.

Image

Ajo shihet me një orë në dorë, të cilën e mban prej vitesh. Ora modeste as nuk krahasohet me luksin e shfrenuar të qeveritarëve tanë që i kalojnë ditët e para të vitit në qytetin më të shtrenjtë në botë, ndërsa Shqipëria është zhytur nën ujë.

Por meqë jemi te Gjermania dhe shembujt spektakolarë që ofron ky vend, ia vlen të kujtojmë se dy vjet më parë, pikërisht në ditët e para të janarit, në këtë restorant drekoi ylli i futbollit, lojtari i Bajernit në atë kohë, Frank Riberi.

Edhe pse fiton miliona euro të deklaruara dhe merituara në sezon, opinioni publik gjerman nuk e përtypi faktin se ai shfaqej duke konsumuar një biftek të artë.

Image

Klubi gjerman njoftoi se e ka gjobitur Riberi për këtë shfaqje të turpshme. Edhe pse nuk u tha sa ishte gjoba, klubi deklaroi se ishte gjobë e rëndë.

Historitë në restorantet e kasapit turk Nusret nuk kanë të sosur. Në shtator të vitit 2018, në restorantet e tij u fotografua diktatori i Venezuelës, Nikola Maduro. Kritikat ndaj tij ishin shumë të ashpra, pasi po drekonte në luks teksa në vend po vdisnin për bukë. ‘Ai e ka humbur kontaktin me realitetin,’ thanë kritikët e tij.

Në Shqipëri, Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë humbur kontaktin me realitetin me kohë. Por tani duan dhe të na fyejnë inteligjencën duke u munduar të shesin skandale të tilla si përpjekje titanike për zhvillimin e Shqipërisë me investime.

Këtë nuk e bënte as Maduro.

Image
Artikulli i mëparshëmPërmbytjet dhe VIDEO skandali në Dubai, Rama nis më herët fushatën e vaksinimeve
Artikulli i radhësFatura e vërtetë e darkës së Nusretit