Përmbytja e Shkodrës në 2010, kur PS kërkonte dorëheqjen e ministrit sepse udhëtoi në Turqi

0
Përmbytja e Shkodrës në 2010, kur PS kërkonte dorëheqjen e ministrit sepse udhëtoi në Turqi

Kur gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha shirat përmbysnin Shkodrës dhe kur Edi Rama dhe shpura e tij ishin në opozitë, kërkohej çdo ditë dorëheqje.

Kështu u veprua edhe pas një vizite që ministri i Energjitikës në vitin 2010, Dritan Prifti do të zhvillonte një vizitë në Turqi.

Taulant Balla, sot sekretar i Përgjithshëm i PS-së, do të dilte në një konferencë për mediat dhe me argumentimin se Prifti kishte bërë një vizitë luksoze në Turqi, si sot Belinda Balluku,  Arben Ahmetaj e të tjerë bashkëpunëtorë të Ramës në Dubai, do të kërkonte dorëheqjen e ministrit të Energjitikës.

E sot kur opozita kërkon përgjegjësi, kur qeveria bën udhëtime e ha darka luksi, për Edi Ramën janë takime pune.

Ja çfarë kërkonte në janar 2010 Taulant Balla në një konferencë për mediat.

Image
Artikulli i mëparshëmMoti i të hënës, reshje të shumta dhe përmbytje
Artikulli i radhësPandemia/ Kur do të hapen kufijtë? Ekspertët: Gjithçka varet nga…