Përmbytjet dhe VIDEO skandali në Dubai, Rama nis më herët fushatën e vaksinimeve

0
Image

Video skandali i darkës qeveritare në Dubai dhe përmbytja e Shqipërisë nga shirat, i kanë ndryshuar planet e propagandës së Edi Ramës.

Ndërsa në fillim të janarit Edi Rama tha se do të sillte vaksinat e para në javën e 3-të të Janarit, tani ka ndryshuar mendje.

Mbrëmjen e djeshme, Rama ka postuar në Facebook një lajmërim se sotdo të nisin vaksinimet.

Rama shpreson që propaganda e vaksinimit të përmbytë video skandalin në Dubai dhe përmbytjen e Shqipërisë nga paaftësia e qeverisë.

I çuditshme është në fakt ky lajmërim i papritur nga Rama, pasi në Shqipëri zyrtarisht nuk ka hyrë asnjë sasi vaksinash të asnjë lloji.

Në njoftimin e tij Rama nuk tregon as sa vaksina do të jenë, e gjithashtu nuk dihet as origjina e tyre.

Deri më tani nuk është lajmëruar që Shqipëria të ketë marrë ndonjë sasi vaksinash, as nga Pfizer apo as nga ndonjë kompani tjetër.

Veç se këto ditë Edi Rama ishte në një vizitë në Turqi dhe në Greqi, ku u tha se pikërisht shteti fqinj do të ndihmonte Shqipërinë me vaksina.

Artikulli i mëparshëmPandemia/ Kur do të hapen kufijtë? Ekspertët: Gjithçka varet nga…
Artikulli i radhësGjoba për Riberi, Maduro dhe superskandali i qeverisë Rama në Dubai