Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për sfidën e fituar me Teutën ndërsa pohoi se përgatitja për të nuk kishte qenë profesionale.
Në lidhje “Skype” në “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV, Brdariç rreshtoi një sërë mangësish që kanë te Vllaznia në punën e përditshme.
Pavarësisht faktit që Vllaznia po kryeson Kategorinë Superiore, Brdariç theksoi se klubi shkodran ka probleme dhe vonesa me rrogat.
“Ndaj Teutës ishte një ndeshje e fortë. U thashë lojtarëve para ndeshjes që ishte një ndeshje jo vetëm për Shqipërinë, por e rëndësishme për Ballkanin dhe tregoi se të dy skuadrat ishin të vendosura dhe kishim mundësinë që të jepnin një paraqitje të mirë. Duhej të jepnim maksimumin dhe ky ishte objektivi që e arritëm.
Jemi në formë të mirë, jemi të bindur se ka vetëm një mënyrë për të qenë të suksesshëm dhe kjo që na tregon të kemi besim. Duhet të punojmë shumë e të kemi besim te ekipi dhe kur të jemi të suksesshëm në të ardhmen, do të jemi edhe si në të shkuarën.
Ne keshim një pushim të shkurtër dhe që të gjithë duhet të futeshin në ritëm. Nuk ishte përgatitje profesionale për këtë sfidë. Infrastruktura jonë është e vështirë, u stërvitëm në bar sintetik dhe me shirat është i rrëshqitshëm. Luajtëm ndaj Teutës që nuk kishte humbur dhe rezultati tregon që e merituam fitoren. Ndaj në përgjithësi ishte fitore e pranueshme, nuk i lejuam të sulmonin dhe nuk shihej që ishim me një lojtar më pak. Ishim të fortë në fushë, shihet që ekipi është në formë të mirë, kishim më shumë shans. Ndoënse duket se rezultati është 1-0, por ishte fitore e pastër
Titulli? Në çdo herë shohim ndeshje pas ndeshje. Kemi 23 ndeshje të tjera për të luajtur, është sezon i gjatë. Të gjithë e dinë që jemi në situatë të veçantë se nuk është jetë normale, luajmë pa tifozeë, edhe rrogat nuk janë në kohë. Kështu që na mjafton pasioni, duam të punojmë dhe të jemi të motivuar. Kemi shuëm mangësi në punën tonë, por na pëlqen të punojmë e luajmë me stil ofensiv dhe mund ta shihni në fushë që e shijojmë lojën”, tha Brdariç.