Një aksident fatal në Ekali të Athinës i ka marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar me profesionin e inxhinierit. Sipas Protothema.gr, shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, djalë i një biznesmeni grek, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi të lartë. 19-vjeçari me iniciale D.D., drejtues i një mjeti Mercede shkeli rregullat e qarkullimit, duke përplasur motorrin e 25-vjeçarit shqiptar. 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur shkeli sinjalin ndalues “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ai u arrestua, ndërsa ka pranuar se është shkaktar i aksidentit të rëndë. Policia ka marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse greku ishte apo jo nën efektin e drogërave apo alkoolit.
“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, janë shprehur familjarët e viktimës.