“Faleminderit” në 20 gjuhë, por jo në shqip. Ankohen shqipfolësit e Zvicrës

0

Javët e fundit, qyteti Bulle i Zvicrës ka një zemër të re. Është një skulpturë në sheshin e qendrës së qytetit, disa hapa nga kalaja. Fjala “Faleminderit” është gdhendur në bazën e saj në 20 gjuhë, por jo në shqip dhe ky fakt i ka shqetësuar qytetarët shqipfolës, të cilët mbajnë vendin e tretë përsa i përket komunitetit të huaj që banon atje.

Nga rreth 24 000 banorë, në këtë qytet 14 000 janë zviceranë dhe 10 000 janë të huaj. Prej tyre, 4 268 janë nga Portugalia, 1314 francezë, 778 vijnë nga Kosova, 507 nga Italia dhe 428 nga Spanja.

Zëdhënësi i bashkisë, Alain Sansonnens, është shprehur: “Vepra e artit është një dhuratë që qyteti mori nga furnizuesi i ndriçimit festiv dhe dekorimeve. Bashkia e pranoi këtë dhuratë, ndërsa për fjalën “faleminderit” nuk ishim të përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve. Nuk donim të ofendonim komunitetin shqipfolës në qytetin tonë.”

Artikulli i mëparshëmPara ceremonisë së inagurimit të Joe Biden, Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington
Artikulli i radhësPublikohen online dokumentet e CIA-s për UFO-t: Një sferë e zjarrtë në qiell dhe një shpërthim që shkatërroi çatitë…