Gjykata peruane nxjerr rezolutë: Covid-19 është një shpikje e elitave kriminale botërore, me në krye Soros, Rockefeller dhe Gates

0

Koronavirusi ka lënë shteg për lloj-lloj teorish konspirative: si dhe kush e krijoi virusin, ka nga ata që nuk e pranojnë ekzistencën e virusit, të tjerë që janë kundër vaksinës…

Një gjykatë peruane ka shkuar më tej, duke publikuar një rezolutë ku thuhet se Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”, që përbëhet nga miliarderët George Soros, familja Rockefeller dhe Bill Gates.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ica shprehet se pandemia ishte “e paparashikueshme” për të gjithë, përveçse për krijuesit e saj, “që po e drejtojnë dhe po japin udhëzime nëpërmjet korporatave të tyre botërore”.

“Asnjë qeveri, person fizik apo juridik, nuk e parashikon dot pandeminë, përveç krijuesve të rendit të ri botëror, si Bill Gates, Soros, Rockefeller etj.”, lexohet në rezolutën e gjykatës, të publikuar në portalin “LP Derecho”.

Pas publikimit të rezolutës, ka nisur një hetim paraprak për magjistratët që e firmosën atë.

Artikulli i mëparshëmGjyqtarët gati revoltën, nuk paguhen prej dy muajve, shoqata hesht!
Artikulli i radhësZBULIMI: Premtimi i Erdoganit për 100 ton ar dhe ç’lidhje ka kjo me Ertugrulin