Tre burra që duan të njëjtën punë: Punën e Merkel! Një detyrë që ka këpucë jashtëzakonisht të mëdha për të mbushur.
Kushdo që fiton garën e lidershipit për Partinë CDU të Gjermanisë në 16 Janar ka shumë të ngjarë të jetë edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, duke zëvendësuar Angela Merkel, e cila nuk do të garojë për një mandat tjetër.
Pyetja kryesore është – cilin drejtim do të dëshirojë të marrë CDU, dhe sa guxim kanë delegatët e partisë për një ndryshim politikash?
Këta janë tre burrat që kandidojnë për t’u bërë njeriu më i pushtetshëm i Gjermanisë:
Friedrich Merz
Ai aktualisht është, sipas një sondazhi të kryer nga Infratest Dimap, fituesi i mundshëm, me një përkrahje prej 29%. Ai mbështetet nga krahët konservatorë dhe biznesmenët e partisë, por nuk arrin të bindë shumë anëtare femra.
Merz zotohet ta transformojë CDU në një parti më konservatore, e cila mund të jetë përsëri një shtëpi për shumë votues që kanë shkuar tanimë tek AfD. Ish-kryetari gjerman i BlackRock është i lidhur mirë midis elitës së biznesit të vendit dhe është një ekspert në çështjet ekonomike.
Nëse ai drejton CDU në zgjedhjet e ardhshme, kjo do të favorizonte një koalicion me Liberalët, por ky kombinim aktualisht nuk do të prodhonte shumicën në parlament. Ai ka marrëdhënie të këqija me të Gjelbrit, kështu që zgjedhja e tij, ironikisht, nënkupton një vazhdim të Koalicionit të Madh me SPD.
Armin Laschet
Armin Laschet është “njeriu i vazhdimësisë” dhe zotohet të mbajë partinë atje ku është: në terren të mesëm dhe në pistën “Merkel”.
Ai është një politikan me përvojë dhe kryeministër i Nordrhein-Westfalen, shteti federal me popullsinë më të madhe në Gjermani.
Laschet dëshiron të modernizojë Gjermaninë dhe të transformojë CDU në një parti më të re dhe me më shumë përfaqësim femëror. Ai po bashkëpunon me Jens Spahn, ministrin e shëndetit dhe një nga politikanët më të rinj kryesorë në vend.
Nëse ai fiton garën, CDU ka shumë të ngjarë të hyjë në një koalicion me Partinë e Gjelbër ose në një të ashtuquajtur “koalicioni Xhamajka” i cili do të shtonte Liberalët në përbërje.
Norbert Röttgen
Norbert Röttgen është më pak i predispozuar të fitojë, por mund të marrë mjaft terren në sondazhe nëse përballet kundër Laschet.
Avokati me eksperiencë aktualisht kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut. Ai gjithashtu dëshiron të modernizojë CDU por me një fokus më të madh në mjedis, gjë që ai mendon se do t’i nxisë brezat e rinj të votojnë për partinë. Nëse fiton, CDU gjithashtu do të hyjë në një koalicion me Partinë e Gjelbër.(scan)