Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në Kretë të Greqisë. Një automjet që drejtohej nga një person me origjinë shqiptare u përplas me një makinë të një fabrike vaji dhe më pas doli nga rruga.
Ngjarja e rëndë u shënua pak pas orës 17:00 në Moires, ndërsa mbetën të vdekura një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare.
Gruaja mësohet se ishte oficere policie.
Sipas informacionit nga media lokale, aksidenti vdekjeprurës ndodhi rreth 100 metra nga shtëpia e babait të 38-vjeçares.