Plagosja në Tiranë, dorëzohet në polici biznesmeni Allmuça, ja dëshmia e tij mbi ngjarjen

0
Policia

Është dorëzuar në Policinë e Tiranës biznesmeni Albert Allmuça, pas plagosjes me armë zjarri të ortakut të tij, Sino Llanaj, mëngjesin e sotëm.

Se biznesmeni Allmuça është paraqitur në komisariat pas ngjarjes dhe ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm, në momentin kur është plagosur Llanaj.

Nga ana e tij, 42-vjeçari i plagosur me dy plumba në këmbë i ka thënë policisë se autori i plagosjes është pikërisht Allmuça. Kujtojmë se dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça kishin prej kohësh konflikt për një pallat, të cilin kishin nisur ta ndërtonin bashkë, por që prej një viti kishte ngecur puna.

Artikulli i mëparshëm‘’Deklaratë bombë’’, mediat paralajmërojnë: Pompeo do të nxjerrë prova të reja dramatike që COVID-19 ka dalë nga një laborator i Wuhan
Artikulli i radhës“T’ua tregojmë edhe njerëzve, se konspiracionet bëjnë punën e vetë”, Rama: Ja zinxhiri ftohës ku po ruhen vaksinat e Pfizer