Si doli blof Rama me vaksinën për të eklipsuar skandalin e Dubait

0
Negociata e Shqipërisë/ Soreca: Koha nuk pret, duhen realizuar detyrat e  shtëpisë para fundit të vitit - Bulqiza.info

Në kohën kur skandali i darkës së Dubait po dominonte çdo diskutim në opinionin publik, kryeministri Edi Rama deklaroi se të hënën Shqipëria do të nisë vaksinimin.

Në gjuhën e propagandës, kjo njihet si ‘kontroll i dëmeve’, një përpjekje për të eklipsuar një zhvillim të rëndë me kosto elektorale.

Kështu të hënën nisi një konferencë e stërzgjatë për median ku Rama lavdëronte Ramën për ardhjen e vaksinave në vend. Pas shumë e shumë fjalësh, më në fund falë pyetjes së SYRI TV zbuloi se në vend do vijnë nja 974 vaksina. Se kush i sjell, mbeti mister.

Më vonë u mësua se vaksina kishte ardhur dorazi nga Gjermania, por donatori mbetet mister, për shkak se Gjermania vetë deklaroi zyrtarisht se nuk ka dhuruar vaksina.

Në këtë mënyrë u bë e qartë se ai grusht vaksinash kishin ardhur vetëm për të eklipsuar skandalin e Dubait.

Mbrëmjen e së martës, propaganda e Ramës ra plotësisht. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në një intervistë të pazakontë për Zërin e Amerikës, tha se është i habitur me sulmet që po i bën Edi Rama, Bashkimit Europian për vaksinat. Ai rreshtoi më pas sa shumë donacione ka marrë vendi ynë nga BE gjatë këtyre muajve, duke nisur nga shumat e mëdha për tërmetin e duke përfunduar te plot 70 milionë euro për vaksinat.

‘Mosmirënjohësi’ Rama, që jo vetëm e ka lënë Shqipërinë jashtë hartës së integrimit, por po e sulmon BE-në pa asnjë shkak. Arsyeja është më e rëndë se kaq. Sipas ambasadorit Soreca, Shqipëria nuk ka një plan vaksinimi.

Kaq mjafton për të kuptuar se ku është katandisur një shtet që e ka mendjen vetëm te propaganda dhe vjedhja. Më keq nuk ka ku shkon.

Artikulli i mëparshëmSkandali i spitalit/ Si e rrëzoi Rama planin e financuar nga SHBA
Artikulli i radhësShitja/ Inter, nga kinezët tek anglezët: Bc Partners gati të marrin mazhorancën e klubit