45-vjeçari gjendet i vdekur brenda kamionit në Doganën e Vorës, dyshimet e para

0
45-vjeçari gjendet i vdekur brenda kamionit në Doganën e Vorës, dyshimet e para

Në Doganën e Vorës është gjetur i vdekur një 45-vjeçar. Ai ndodhej brenda kamionit që drejtohej prej tij.

Policia dyshon se kjo vdekje ka ardhur prej një ataku kardiak, pasi në trup të kamionistit nuk ka pasur shenja dhune.

Njoftimi nga Policia:

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmNdrangheta/ Nga lidhjet në çdo vend të botës deri tek rritja e fëmijëve si ushtarë, rrëfimi i 49-vjeçarit që doli kundër ‘familjes’ së tij kriminale
Artikulli i radhësGjesti i futbollistit shqiptar bën jehonë, ndërton burim uji në vendin afrikan