Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë.
Një makinë mësohet se është përplasur me bordurat pranë Fabrikës së Miellit.
Sipas raportimeve nga terreni aksidenti është tejet i rëndë.
Makina është batuar plotësisht ndërkohë që në vendngjarje janë konstatuar trupa të personave që po udhëtonin me automjetin si edhe xhama të thyer.
Dyshohet se në këtë aksident ka viktima, por kjo mbetet për t’u pohuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje.