Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zbuluar detaje nga strategjia e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se i gjithë kampi opozitar është i bashkuar dhe se do të jetë një koalicion ndërsa ndarja e listave do të jetë në funksion të maksimalizimit të votës.
“Me 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik. Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake.
Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama.
Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj” – tha Basha.
I pyetur se cili është kandidati i opozitës për kryeministër ai tha se ai do të marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë në rast fitoreje.