Pirlo rikuperon nga fillimi Chiesa e McKennie, por kundër Inter ka shumë mungesa

0

Federico Chiesa dhe Weston McKennie janë stërvitur të diferencuar, por lajmi mund të bëjë që Juventus dhe Andrea Pirlo të buzëqeshin: të dy, të dëmtuar kundër Sassuolo, nuk kanë ndjekur grupin si masë përkujdesëse por kanë kapërcyer problemet fizike dhe janë kandidatë për një fanellë startuese ndaj Interit. Pothuajse e sigurt prania nga fillimi për italianin, shumë shanse edhe për mesfushorin amerikan (në balotazh me Bentancur dhe Rabiot për dy fanella).

Në mbrojtje ka gjithashtu ndonjë dyshim dhe e premtja do të jetë një ditë vendimtare në këtë kuptim: nëse tamponet e Alex Sandro dhe Cuadrado japin lajme të mira (domethënë, dalin negativë), atëherë trajneri i Juventusit gjithashtu mund të kthehet në linjën difensive me katër, në varësi të gjendjes fizike të të dyve.

Sigurisht që nuk do të jetë De Ligt, dhe kjo është arsyeja pse balotazhi Chiellini-Demiral është në lojë për të qenë në krah të Bonuccit. Përpara nuk ka dyshime mbi dyshen e sulmit Morata-Cristiano Ronaldo, duke parë dëmtimin e Dybala.

Artikulli i mëparshëmBasha zbulon strategjinë e opozitës në zgjedhje dhe kandidatin për kryeministër
Artikulli i radhësBerisha i pakalueshëm për Sassuolon: Spal, e vetmja nga Serie B, në çerekfinale me Juventus