Po vjen vaksina e katërt, ka një avantazh shumë të madh

0
Po vjen vaksina e katërt, ka një avantazh shumë të madh

Kompania amerikane, Johnson&Johnson do të bëhet prodhuesi i katërt që aplikon për miratimin e një vaksine kundër Covid-19 në BE. Kështu raporton e përditshmja gjermane, BILD.

Ajo i referohet deklaratave të Komisioneres së Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides. Duke folur në një takim me grupin e eurodeputetëve të PPE, ajo tha se kjo është një tjetër shenjë shprese në luftën kundër koronavirusit.

Vaksina e Johnson&Johnson ka avantazhin e madh sepse mjafton vetëm një dozë për të ofruar mbrojtje të plotë kundër koronavirusit.

Jo vetëm kaq, por ajo është më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar se vaksinat e Pfizer dhe Moderna.

Sipas informacioneve të publikuara në mënyrë aksidentale nga qeveria belge, kjo vaksinë është ndjeshëm më e lirë. Një dozë do të kushtojë 8.5 dollarë.

Më e lira vaksinë do jetë ajo e Oksfordit, që do të kushtojë 2 euro për dozë.

Artikulli i mëparshëmMjeku vdiq pasi bëri vaksinën e Pfizer, nisin hetimet
Artikulli i radhësSerbia siguron 8 milion vaksina kundër koronavirusit