Serbia heq testin e detyrueshëm PCR për shtetasit e Shqipërisë

0
Serbia heq testin e detyrueshëm PCR për shtetasit e Shqipërisë

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.

Mediat e huaja raportojnë se kryeministrja serbe ka informuar homologun shqiptar se Serbia do të heqë testin e detyrueshëm negativ të PCR për të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në shtetin e tyre.

Më tej, mediet serbe bëjnë me dije se Rama dhe Brnabic kanë diskutuar gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

“Ata folën dhe për luftën kundër Covid 19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës ‘Shengeni rajonal’”

Artikulli i mëparshëmMinistri i Mbrojtjes në Greqi: ‘Kemi nevojë urgjente për rritjen e kapaciteteve ushtarake’
Artikulli i radhësU gjet e vrarë brenda valixhes në Greqi, zbulohet biseda e fundit që bëri kinezja para se të zhdukej