Basha sulmon Ramën: Njerëzit nën ujë, dështaku thotë ‘nuk i shihni investimet që kam bërë!’

0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar me tone të ashpra kryeministrin e vendit  Edi Rama pas një konference të gjatë që ai mbajti për motin dhe përmbytjet sot.

Basha tha se me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura, kurse personi kryesor që ka tetë vite në pushtet dhe ka gjithë pushtetet në dorë dhe fondet, bën vetëm propagandë.

“Kjo është e vetmja qeveri në botë që e shikon fatkeqësinë si mundësi për propagandë. Ulën dy orë rresht dhe na bën propagandë!

Njerëzit janë nën ujë dhe ky thotë nuk shhni investimet që kam bërë unë!

Kush ka qenë tetë vite Kryeministër, kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur problemet?! Dhe sot kur pandemisë e përmbytjes i është shtuar edhe një ditë e acartë del pa pikë turpi.

Kush e ka në dorë përgjegjësinë?! Të gjithë janë ngritur në këmbë, ky që ka përgjegjësinë me ligj dhe ulet atje dy orë duke bërë propagandë me fatkeqësinë.

Edhe fatkeqësinë më të madhe  shndërron në propagandë. Boll më. Nuk ka shqiptar që s’e kupton që ky dështak prodhon vetëm dështime.”

Artikulli i mëparshëmPasi u vaksinua vetë, Rama deklaron se asnjë ministër apo deputet që s’është mbi 75 vjeç nuk do vaksinohet
Artikulli i radhësBiden zgjedh Lady Gaga-n dhe Jennifer Lopez për ceremoninë e betimit