Me rinovimin që vazhdon të jetë larg, emri i Paulo Dybala kthehet të ndezë merkaton e futbollit europian. Mediat franceze afrojnë sulmuesin argjentinas me Paris SG. Sipas tyre, trajneri i ri i skuadrës pariziene, Maurizio Pochettino e ka vendosur atë në krye të listës së dëshirave për mërkaton. Kujtojmë, që tekniku e kërkonte Dybala që në kohën kur ishte në pankinën e Tottenham.
Por tani situata është krjet ndryshe. Sulmuesi dhe Juventus kanë dështuar në të gjitha tratativat për rinovimin e kontratës. Merita për këtë I shkon futbollistit që kërkon 15 milion euro në sezon. “Zonja e Vjetër” nuk shkon më shumë se 10 milion euro dhe për këtë arsye palët janë shumë larg akordit. Ndryshe nga Juventus, Paris SG është gati të plotësojë kërkesat financiare të Dybala. Po ashtu, kampionët francezë ofrojnë edhe 70 milion euro për kartonin e tij. Një shifër e rëndësishme, duke parë krizën që ka goditur klubet dhe merkaton e futbollit në kohë pandemie.