Pasi u vaksinua vetë, Rama deklaron se asnjë ministër apo deputet që s’është mbi 75 vjeç nuk do vaksinohet

0
Rama Me Gazetaret 1

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë sa i takon një kërkese të kreut të komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, që deputetët të jenë pjesë e grupit të privilegjuar për të bërë vaksinën anti-covid.

Sipas Ramës, asnjë deputet apo ministër, që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.

“Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.”, tha Rama.

Artikulli i mëparshëmParis SG në sulm për Dybala, gati kontrata e çmendur për sulmuesin argjentinas
Artikulli i radhësBasha sulmon Ramën: Njerëzit nën ujë, dështaku thotë ‘nuk i shihni investimet që kam bërë!’