Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e njohur si ‘5 maji’.
Si pasojë e përplasjes ka ngelur i plagosur një këmbësor.
Një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplasi qytetarin me inicialet F. A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.
Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar.
Ndërkohë i aksidentuari ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.