Pas lancimit të kandidaturës, deputetja Rudina Hajdari është pyetur sot nëse do të bashkojnë votat me Topallin ose Patozin pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Ne do të përpiqemi të plotësojmë listat në rradhë të parë,”-tha ajo.
Duke mos neglizhuar kalkulimet politike të partive që bashkojnë votat, Hajdari theksoi se Nisma Thurje po shkon drejt risive.
‘Ne duam t’i japim popullit një ofertë drejt të ardhmes dhe mos të bëhemi pjesë e të vjetrës.’’-tha Hajdari.’-shtoi deputetja.
Ndër të tjera ajo tregoi se mbështetja financiare që është kërkuar nga mbështetësit e Nismës Thurje është bërë për të mbajtur strukturën e partisë dhe për t’i dhënë një frymë tjetër transparencës së fushatës.
Ajo nuk e mohoi se kandidatura në Elbasan ka qenë e qëllimshme për shkak të mbështetjes që ka Hajdari në këtë qark, teksa shtoi gjithashtu se damka që i është vendosur këtij qyteti si një ndër vendet me zhvillimin më të madh të krimit të organizuar duhet të hiqet. Ajo solli në vëmendje se do të përdorë gjithë ‘artilerinë’ e saj për të dhënë më të mirën në qarkun e Elbasanit.