Mesut Ozil duket se i ka dhënë fund aventurës 7 vjeçare te skuadra e Arsenal. Gazetari David Ornstein raporton se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen me marrëveshje të bashkëpunimit.
32 vjeçari do të largohet nga klubi londinez këtë javë, ku destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Fenerbahce.
Ozil ka pasur kontratë me Arsenalin deri në fund të kësaj vere dhe si rezultat i përfundimit të saj, ai nuk do të përfitojë më shumë se 7 milion euro.