Besniku i Merkel, Armin Laschet, fiton garën për drejtimin e CDU – së

0

Pas një gare maratonë për të udhëhequr Unionin Demokristian, 59 vjeçari Armin Laschet është kryetari i ri i CDU- së. Laschet u zgjodh në një votim balotazhi gjatë konferencës dixhitale të partisë, duke mposhtur Friedrich Merz, 521 vota me 466, duke fituar kështu garën me 3 kandidatë, përfshirë këtu Norbert Röttgen.

Ai është një politikan me përvojë dhe kryeministër i Nordrhein-Westfalen, shteti federal me popullsinë më të madhe në Gjermani. Mes tre kandidatëve, Laschet, i cili që nga viti 2017 ka qenë kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalen, është ai që mund të ndjekë më shumë rrugën e Merkel, e të ruajë një “CDU të qendrës”.

Në fjalimin e tij të fitores, Laschet u zotua se do të bënte gjithçka që mundej, që partia të ecte mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale. “Më tej, zgjedhje më të rëndësishme janë akoma përpara nesh” tha Laschet, duke vlerësuar dhe falënderuar kandidatët e tjerë për një konkurs “të ndershëm”.

Artikulli i mëparshëmTurizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë
Artikulli i radhësSHBA sanksione të reja ndaj Iranit – Vendimi, në ditët e fundit të presidencës së Trump