Dita Botërore e Picës festohet çdo vit më 17 janar, që kur arti kulinar tradicional i picës napolitane u njoh nga UNESCO si një trashëgimi kulturore e njerëzimit.
Mirësia dhe thjeshtësia, këto janë “sekretet” pas suksesit të këtij produkti simbolik të kuzhinës italiane.
Mbi të gjitha, pica nuk është asgjë më shumë sesa një përzierje mielli, uji, kripe dhe maja, e mbushur më pas në versionin e saj më klasik me vaj, domate, mocarela dhe borzilok.
Një ushqim i shpejtë, e lirë, i shijshëm dhe relativisht i lehtë për t’u bërë.
Në fakt, edhe nëse nuk ishin në gjendje të shkonin në një piceri, shumica e italianëve gjatë kufizimeve Covid-19 nuk donin të hiqnin dorë nga takimi i tyre javor me këtë pjatë të shijshme, pasi për ta ajo përfaqëson edhe qetësinë familjare.
Lëndët ushqyese që e përbëjnë atë, siç janë karbohidratet komplekse dhe vitamina B, përveç se japin energji, në fakt ndikojnë në prodhimin e neurotransmetuesit që lidhet me mirëqenien duke na dhënë një ndjenjë pozitiviteti.
”Pica është një ushqim që mund të konsiderohet i plotë nga pikëpamja ushqyese, pasi përmban karbohidrate, bazën e picës, proteina, të siguruara për shembull nga mocarela, dhe lipide nga vaji ekstra i virgjër. Kështu që ne mund ta përkufizojmë atë si një ushqim të mirë për të na siguruar makro dhe mikroelemente të rëndësishme”, thotë profesoresha endokrinologe, Silvia Migliaccio.