Autoriteti Portual i Pitagorionit informoi ditën e sotme në mesditë se kishte gjetur gjymtyrët e poshtme të një personi në ishullin e Samosit.
Sipas mediave greke, nga gjymtyrët e poshtme të gjetura nuk dallohej qartë gjinia e viktimës, por në zonë gjetën disa sende të tij. Bëhet fjalë për një palë xhinse dhe një palë çizme ngjyrë kafe.
Eshtrat e gjetura u dërguan në spitalin e Samosit për t’i kaluar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa do të mblidhen të dhënat për të zbuluar identitetin e viktimës së gjymtuar.