Gjatë një konference për mediat, ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat kufizuese në vendin tonë.
Sipas saj vendi do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë, atë të ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit. Gjithashtu i njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë. Kurse të gjithë ata që për arsye pune dhe emergjenca janë të detyruar që të lëvizin, do të mund të marrin leje në E-Albania.
Fluturimet
Komiteti i Eksperteve ka dal në vendimin se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara dhe kësaj radhe deri në 1 shkurt.
“Duke qenë se data 18 ishte dita e fundit që do vlerësonim fluturimet e Britaninë e Madhe, duke qenë se ka informacione të shtuara për rritjen e rasteve të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Komiteti ka marrë vlerësim që fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt”, tha ajo.
Procesi i vaksinimit
Ministrja Manastirliu foli dhe për vijimin e procesit të vaksinimit për COVID-19. Sipas saj deri më sot janë vaksinuar 369 mjeke, infermierë dhe epidemiologë. “Po vijon puna për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës me Covid-19.
369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar, ne do vijojmë me planin tonë të vaksinimit. Do fillojmë me grupet e riskut, personelin mjekësor, shtëpitë e të moshuarve dhe vaksinimi i kombinuarve plus 75 vjeç. Ajo që dua ë ndaj me ju është që pavarësisht të gjithë përpjekjeve tona, punës që vijon prej 11 muajsh në gjithë territorin e vendit në sistemin shëndetësor, duhet të vijojmë të tregojmë të njëjtin kujdes të distancimit social, higjienën dhe maskën. Të bëjmë të mundur që të kemi një ecuri të kësaj që kemi patur të kontrolluar të pandemisë së COVID-19.