Letra e ambasadës franceze për Ramën, Basha: E turpshme! Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk mbulojnë dot dështimin e tij

0
Basha Me Te Rinjte (7)

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar dhe i ka cilësuar të turpshme sulmet e Ramës ndaj BE dhe vendeve anëtare për vaksinën ndaj COVID-19.

Basha thotë se Rama po sulmon BE për dështimet e tij, si dhe përmend se është po qeveria e Ramës që u dha qytetarëve shqiptarë ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

Ai garanton se më 25 prill do të bëhet ndarja nga e keqja dhe Shqipëria do të vijojë me orientimin europian.

Rama prej ditësh ka kritikuar BE për qasjen që ka pasur për dërgimin e vaksinës ndaj COVID-19 në Ballkanin Perëndimor. Sot me një letër, ambasada e Francës i konsideroi të papërshtatshme sulmet e Ramës ndaj BE dhe vendeve anëtare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.

Artikulli i mëparshëmYlli Ndroqi: Familja ime është goditur rëndë, po i nënshtrohemi një terapie të fortë
Artikulli i radhës“U afrua dhe më kapi për fyti e më goditi”: Nuk i hedhin plehrat në kazan, nënë e bijë rrihen me fqinjët në Tiranë