Mbërritën sot 1 milion doza, Serbia vendi i parë në Europë që merr vaksinën kineze

0

Sot në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19 nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv. Ndërkohë sipas Reuters, Hungaria do të jetë vendi tjetër që do të miratojë vaksinën kineze në Europë. Rregullatori i saj mjekësor pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Sinopharm për inokulimin në masë, pasi Komisioni Evropian dha lejen për të negociuar furnizimin e vaksinave Sinopharm.

Kina miratoi Sinopharm BIBP në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.

Artikulli i mëparshëmKryengritje në ditën e marrjes së detyrës, çfarë mund të mësojë Biden nga historia?
Artikulli i radhësCherpin, i aksidentuar në Dakar, humbi jetën në avion: piloti francez po transportohej në Francë