“U afrua dhe më kapi për fyti e më goditi”: Nuk i hedhin plehrat në kazan, nënë e bijë rrihen me fqinjët në Tiranë

0

Dikush mund të ketë si fqinj një person që e lë qesen e mbeturinave në ashensor. Një tjetër mund të shikojë si flaken plehrat nga dritarja, si lihen në derën e shtëpisë apo si hidhen në rrugë.

Por disa komshinj në Tiranë janë agravuar dhe e kanë duruar aq shumë njëri-tjetrin sa rrahja masive mes tyre, ka ndodhur përpara një koshi mbeturinash. Si shkak ishte hedhja e qeses me plehra jashtë kazanit. Burimet e gazetës Si, thonë se një çift bashkë me vajzën e tyre janë goditur nga shtetasja R. S.

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan”, thotë në polici kallëzuesja.

Bëhet me dije se vajza nuk ka reaguar, por ka vazhduar rrugën. “Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit.

Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe për kapi për fyti dhe më goditi, përshkruan gruaja me inicialet Sh. B.

Të dyja gratë janë përleshur, nga njëra anë fqinja e pabindur ka këmbëngulur se do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, dhe nga ana tjetër gruaja që i ka kërkuar të mos e ndotë ambientin, e cila e ka goditur me sende të forta.

Artikulli i mëparshëmLetra e ambasadës franceze për Ramën, Basha: E turpshme! Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk mbulojnë dot dështimin e tij
Artikulli i radhësMakina nuk ndizet në mot të ftohtë? Shkaqet e mundshme dhe mënyra për ta vënë në lëvizje përsëri