Francezi Meite ambicioz: “Jam këtu te Milani për të arritur majat në Itali dhe Europë”

0
Featured image of article: Francezi Meite ambicioz: “Jam këtu te Milani për të arritur majat në Itali dhe Europë”

Përforcimi i parë i tregut dimëror të Milanit është Soualiho Meité, mesfushori 26-vjeçar francez, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili aktivizohet në qendër të repartit të mesfushës.  Ai pas ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkrimit (huazim me të drejtën e blerjes) para se ta vinte veten në dispozicion të Pioli për ndeshjen në transfertë ndaj Kaljarit, u prezantua me tifozët e tij të rinj kuqezinj:

“Unë jam një lojtar që më pëlqen topi. Më pëlqen loja e mirë, teknika, driblimi. Më pëlqen gjithashtu të dribloj me të dy këmbët, – shpjegoi për kanalet zyrtare të klubit ish-lojtari i Torinos, i cili zgjodhi fanellën kuqezi me numrin 18. – “Unë jam i lumtur që jam në Milano. Eshtë një ekip i shkëlqyeshëm, me një histori të shkëlqyeshme”.

“Isha i lumtur kur ata më kërkuan, unë menjëherë fola për këtë me miqtë dhe familjen. Milani është legjendar, – shtoi lojtari i 17-të francez në historinë e kuqezinjve. – Milani gjithmonë ka pasur lojtarë të mëdhenj, ata gjithmonë kanë synuar objektiva të lartë, çka dua ta bëj edhe unë”. Duke folur për objektivat: “Qëllimi im është të ruaj nivelin e kësaj skuadre, dhe në fund të ngjitem sa më lart në renditje dhe të shkojmë përpara në Europë.

Artikulli i mëparshëmE gjitha ‘top-secret’! Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes! Mos nxirrni detaje. Edhe Meta në heshtje
Artikulli i radhësI mban ende inat! Bamir Topi e shfaq hapur, ku i ka mbetur ‘hatri’ me Ramën: Kam 60 vjet tifoz, s’më solli ftesë për inaugurimin e ‘Air Albania’