Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur i indinjuar me kryeministrin Edi Rama, pasi nuk kishte marrë një festë në ceremoninë e inagurimit të stadiumit “Air Albania”.
I ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio, Topi tha se kishte 60 vite si tifoz i skuadrës së Tiranës, duke shtuar se në vend të tij, numri një i qeverisë kishte ftuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur me autoritetin tim, personalitetin tim, tek e fundit ju kam nxjerrë fobitë. Në momentin që inaugurohet “Air Albania Stadium”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr Z. Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin,”-tha Rama.