Jeanne Pouchain mori vesh që kishte vdekur kur i erdhi në shtëpi një letër nga Gjykata e Lionit, ku thuhej se ajo kishte ndërruar jetë dhe u kërkohej të afërmve të saj që të paguanin borxhet që ajo kishte lënë pas.
“Më kanë deklaruar të vdekur, por unë jam gjallë për burrin tim, për djalin tim, për të dashurit e mi, për miqtë e mi. Por, për sistemin e drejtësisë, jam e vdekur”, thotë për Reuters ish-shefja e një firme pastrimi.
Pouchain u deklarua e vdekur në vitin 2017 dhe që atëherë ajo nuk ka mundur dot ta përgënjeshtrojë këtë gjë.
Ndërkohë, jeta e saj ka hasur vështirësi, pasi ajo nuk ka më një numër sigurimesh shoqërore, nuk mund të ngasë makinën dhe has probleme kudo ku mund t’i kërkohen dokumente.
“Po jetoj një makth. Nuk po ua vërtetoj dot autoriteteve që jam gjallë. Dua që shteti të më kthejë identitetin”, thekson gruaja franceze.