David Chambers është prangosur nga Policia britanike pasi akuzohet se ka injektuar me vaksinë false anti-COVID një 92-vjeçare. Chambers akuzohet se i injektoi vaksinën gruas në Surbiton, Londër të mërkurën e 30 dhjetorit 2020, përpara se t’i merrte 160 paund dhe të khehej më pas në 4 janar 2021 për t’i marrë dhe 100 paund të tjera.
33-vjeçari akuzohet për dy akuza: mashtrim dhe rrahje, dhe dy shkelje të kufizimit të lëvizjes në kohë pandemie. Sipas mediave britanike, ai mohoi të gjitha akuzat në gjykatën e magjistraturës në Westminster më 15 janar, ndërsa ndaj tij u caktua masa e “arrestit me burg” deri në seancën e dytë, më 12 Shkurt.
Viktima u tha policëve se asaj iu dha një injeksion dhe më pas iu kërkua të dorëzonte 160 £, të cilat mashtruesi i tha asaj se më vonë do të rimbursohej nga NHS (kujdesi shëndetësor britanik).
Policia e Londrës tha se nuk dihej me çfarë i ishte injektuar gruaja, por ajo u kontrollua në spital nuk rezultoi të kishte efekte negative apo probleme me shëndetin.