Aksidenti i frikshëm tek Ambasada Italiane/ Shoferi lëvizte pa patentë, publikohet lista me gjobat e papaguara, mister pse nuk ishte bllokuar BMW-ja…

0
Aksident i rëndë në Tiranë, makinat bëhen copë tek ambasada italiane - Të  Paekspozuarit

Makina e llojit ‘BMW’ me targa “AA009YV”, me të cilën udhëtonte Stiven Dashi pasditen e 14 janarit në momentin që shkaktoi aksidentin e frikshëm tek Ambasada Amerikane, kishte disa gjoba rresht të papaguara.

Faqja ‘Lolita’ në Facebook, ka publikuar një foto me gjobat që kishte mjeti dhe shkruan se dy prej tyre ishin me dalje në komision, për shkelje të ndryshme si kalim me semafor të kuq dhe tejkalim shpejtësie.

Të gjitha këto shkelje pasohen me heqjen e lejes së drejtimit të mjetit dhe Dashi lëvizte pa një të tillë. Mister mbetet arsyeja që BMW-ja nuk ishte bllokuar ende.

Gjobat e papaguara

Keto jane gjobat e makines qe beri aksidentin te kryqezimi i RTSH. Vetem 3 muajt e fundit ka marre 2 gjoba me komision per kalim semafori me te kuq dhe tejkalim shpejtesie dhe policia e lejonte ende te levizte ne rruget e Tiranes. Per te mos folur qe keto shkelje shoqerohen me heqje patente dhe personi levizte pa nje te tille. E cuditshme eshte edhe mos bllokimi i makines kur ka nje numer kaq te madh gjobash, kur nje personi te zakonshem per 2 gjoba i bllokohet,”- shkruan Lolita krah fotos.

Artikulli i mëparshëmMEMET/ Veliaj me shtëpi prej lekëve të gruas, shpërthen rrjeti
Artikulli i radhësÇmenduri! Arbana Osmani shpenzon 549 dollarë për një lojë formuese