Alexei Navalny, i cili u arrestua sonte, duhet të lirohet menjëherë, tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden.
“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre”, tha Sullivan.
Policia ruse arrestoi opozitarin rus në Aeroportin Sheremetyevo sonte ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportës.
Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se rusi do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës.
Navalny vendosi të kthehej në Rusi edhe pse e dinte që mund të arrestohej. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në muajin gusht pasi u sëmurë papritmas sepse ishte helmuar me një agjent nervor.
Navalny akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit dhe vrasjen e tij. Kremlini ka mohuar akuzat.