Zbulimi më i madh i një vendburimi të ri të naftës në botë. Bursa për datën 18 Janar 2021

0

Në Namibi, një shtet i varfër afrikan ka ndodhur një nga zbulimet më të mëdha të rezervave onshore (në tokë) të naftës në botë – dhe ndoshta e fundit.  Të drejtat tregtare të naftës dhe gazit për një pellg sedimentar prej 8.5 milion hektarësh janë në pronësi të vetme të një kompanie vogël.

Wood Mackenzie, emri më i besuar në vlerësimet e burimeve të naftës dhe gazit, ka publikuar një raport ku thuhet se i njëjti vendburim është analog me tre vendburime të tjera të klasit botëror, përfshirë Midland Basen në Texas  me një vlerë prej 540 miliardë dollarë.

Platforma është tashmë në vend, dhe shpimet sapo kanë filluar në atë që mund të jetë loja më emocionuese e naftës për dekada të tëra.

Një nga gjeokimistët më të respektuar të naftës në botë, Dan Jarvie, la pensionin për këtë zbulim dhe beson se ky mund të jetë një nga basenet më të mëdha të naftës në të gjithë botën, dhe vlerësimi i tij është se mund të mbajë mbi 100 miliardë fuçi naftë.

Vetëm 40 ditë nga tani, pusi i parë duhet të jetë plotësisht funksional.

Dhe vetëm disa javë pas kësaj, rezultatet analitike do të jenë në dispozicion të shkencëtarve.

Bursa për datën 18 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA498.25 0.00
DIESEL448.75+ 1.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët në Wuhan pranojnë se janë kafshuar nga lakuriqët e natës, para se të përhapej Covidi
Artikulli i radhësNë makinë i dehur dhe me armë me vete, prangoset nga ‘Shqiponjat’ 23-vjeçari