Dy sulmues 73 vjeç së bashku, por Milan është i pari: “Unë e Mandzukic i fusim frikën kundërshtarëve”

0

Pas zbarkimit në Milano dhe vizitave mjekësore, për Mario Mandzukic tek Milan ka ardhur hapi i fundit para zyrtarizimit: nënshkrimi i kontratës. Sulmuesi kroat hyri në selinë e kuqezinjtë rreth orës 9.30 të mëngjesit për të nënshkruar marrëveshjen gjashtë-mujore për 1.8 milion euro neto, me një opsion rinovimi automatik në rast të arritjes në Champions League. Kroati do të ketë rolin e zëvendësuesit të Ibrahimovic dhe do të marrë fanellën me numrin 9.

E jo vetëm fitorja në Cagliari me dygolësh në rikthimin si titullar e ka bërë Zlatan Ibrahimovic të jetë i qeshur pas një ndeshje. Ardhja e Mandzukic e ka bërë suedezin të besojë edhe më shumë tek titulli: “A besoj tek titulli? Unë besoj tek mua, unë besoj tek Zlatan. Jam i lumtur, kështu që tani jemi dy që trembin kundërshtarët tanë”. Ibrahimovic ka bërë shaka edhe për rinovimin, pavarësisht moshës 39 vjecare: “Varet nga ai, nga Paolo. Unë jam shumë i lumtur në Milano. Ky kthim tek Milan më ka ndryshuar shumë, jam shumë i lumtur”.

Mandzukic, 35 vjeç në maj, nuk luan që nga vera kur ka përfunduar kontrata e tij me Al-Duhail, ekipi i zgjedhur pas largimit nga Juventusi në dhjetor 2019. Kroati është mbajtur në formë me stërvitjen individuale siç tregohet nga postimet në Instagram. Sidoqoftë, ai do të ketë nevojë për disa ditë për të gjetur formën më të mirë dhe mund të synojë thirrjen për derbin e Kupës së Italisë të martën e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmSHBA heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen
Artikulli i radhësIPPR: OBSH dhe Kina mund të reagonin më shpejtë ndaj COVID-19