Vihet në prangat e Policisë pas një veprimi të rëndë që ka bërë 70-vjeçarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E moshuara u filmua teksa përpiqej të helmonte të shoqin duke i hdhur ne filxhanin e kafesë ilaç kundër insekteve.
Ngjarja ndodhi në Queens të Nju Jorkut. Momenti kur Suncha Tinerva hodhi “nje substancë të bardhë pluhur nga një shishe që kishte me vete në kafen e të shoqit, u fiksua nga kamerat e sigurisë, sipas zyrës së prokurores së rajonit të Queens Melinda Katz.
Bashkëshorti i Tinervas u sëmur, por fatmirësisht nuk vdiq prej helmimit, edhe pse 70 vjecarja e kishte spërkatur jo një, por dy-tri herë kafenë e tij.
Policia arriti ta sekuestronte shishen e përdorur nga gruaja dhe zbuloi se ajo përmbante acid boric pluhur. Njerëzit që e gëlltisin këtë substancë kanë të vjella, dhembje stomaku e diarre, ndërsa në sasi ekstreme jep dhimbje fyti e gulçime, hemorragji, dhe humbje të lëkurës.