Los Anxhelos është një nga zonat më të goditura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga COVID – 19. Nju Jork Times shkruan se mund të përballet me një “javë të tmerrshme” përpara. Spitalet, raporton prestigjiozja amerikane, kanë mbaruar hapësirat për njësitë e kujdesit intensive, ndërsa, ky qark, regjistron një vdekje nga COVID çdo shtatë minuta.
Në fakt, Nju Jork Times tregon për fenomenin e çuditshëm që ka ndodhur në “Qytetin e Engjëjve”, më i populluari në Amerikë; u deshën 10 muaj për të kapur 400.000 raste me COVID, por nga ana tjetër, më pak se një muaj për të shtuar edhe 400.000 mijë të tjera.