Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për një atentat të mbetur në tentativë.
Në një intervistë për “ABC”, Hoxha tha bëhej fjalë për një person të “fuqishëm”, të cilit atentatorët nuk i afroheshin dot nga asnjë rrugë përveç ajrit.
“Është tentuar që të kryej atentat me dron një personi sepse nuk i afroheshin dot direkt për shkak të rrethimit dhe sigurisë. Nuk e identifikoj dot tani me emër. Në dron kishte lëndë ekplosive që mos të mbrohesh dot,”-u shpreh Hoxha.