Rama tallet me pagat e mësuesve: Rritja nuk është 7 herë 7 baraz 42

0

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, u pyet në lidhje me shqetësimin e mësuesve se paga nuk ishte rritur aq sa ishte deklaruar nga qeveria.

Rama u shpreh se rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, kurse shtoi me ironi se matematika nuk është 7 herë 7 baraz 42.

“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve. Pra nuk është 7 herë 7 bëjnë 42 e kam fjalën”, u shpreh Rama.

Edi Rama vlerësoi po ashtu se në mandatin tjetër, një epokë e re do nisë për biznesin, pasi çdo gjë do të jetë online.

“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm, për të parë deri në fund premtimet e mëdha të individëve dhe shoqërisë nga sistemi. Sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza. Marrëdhënia biznes-shtet ka nisur të hyjë në sistem, marrëdhënia biznes-biznes do hyjë më tej e biznes-konsumator. Është një shtet i tërë në eter. Është një shtet i tërë në kompjuter. Transaksionet do jenë online. Marrëdhënia me sistemin do jetë tërësisht online”, deklaroi Rama.

Artikulli i mëparshëmTheo pozitiv me Covid, e fejuara e tij Zoe viktimë e ofendimeve të milanistëve: “E infektove ti”
Artikulli i radhësRama: Në mandatin e tretë nuk do të ketë ulje taksash për biznesin