Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë kërcënuar pronarin e një lokali dhe i kanë thyer xhamat e këtij ambienti. Blutë njoftojnë se në pranga janë vënë Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.