Tiranë/ I mituri goditet me sende të forta, dërgohet menjëherë në spital

0

Ditën e sotme, në kryeqytet dyshohet se një shtetas me iniciale K.Ç. ka goditur me sende të forta 16 vjeçarin me inicialet M.S. Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital me qëllim marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Bedri Karapici”.

Fatmirësisht 16 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli i mëparshëmBasha komunikon me drejtuesit më të lartë të BE: Për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria në krizën më të thellë ekonomike
Artikulli i radhësTurqia godet “Twitter”: Nuk do të lejojmë kurrë fashizmin digjital. Kompanitë që reklamojnë në këto tri platforma, do të gjobiten