Vaksina/ Si e votuan 94 “deputetë” marrëveshjen pa e lexuar fare

0
VIDEO/ Pas fjalimit të “Korporatës”, një tjetër perlë nga Kuvendi, deputeti  i opozitës së re: Kur kisha para femrat e jetës time, kanë pirë më shumë  uiski sesa…

Vetëm duke lexuar titullin e dokumentit, 94 deputetë kanë votuar pro tri akteve normative që i hapin rrugë dërgesës së parë të vaksinave nga kompania “Pfizer” në Shqipëri. Thelbi i saj, vetë marrëveshja, është klasifikuar si sekret tregtar dhe si e tillë jo vetëm që nuk është bërë publike, por as u është parashtruar ligjvënësve për diskutim.

Për sigurimin e vaksinës anti-Covid, qeveria shqiptare ka hartuar tri akte normative emergjente në më pak se tri javë dhe në terr të plotë informativ. Në ditën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, qeveria është mbledhur për të kaluar aktin normativ, që autorizonte Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë negociata me prodhuesit e vaksinës “Pfizer” në Gjermani.

Dhjetë ditë më vonë, të dielën, si rrallë ndonjëherë, qeveria u rimblodh sërish. Kësaj here, për miratimin emergjent të tekstit të marrëveshjes me “Pfizer”, përmes së cilës disa doza të ardhura në aeroportin e Rinasit nga një shtet mik që mendonte për vendin tonë, të mund të hynin në Shqipëri, shkruan Panorama.

Ndërsa dje, brenda një dite të vetme, në kohë rekord, është hartuar dhe miratuar marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin me 500 mijë doza që duhet të vijnë deri në fundin e kësaj jave. Ndërsa dy aktet e para janë bërë publikë, edhe pse me vonesë, ky i fundit, vazhdon të mbetet enigmë, në emër të “konfidencialitetit”.

Përpos tekstit të marrëveshjes me kompaninë gjermane, nuk dihen as numrat e saktë, as data se kur mijëra dozat me lëngun e çmuar do të prekin tokën shqiptare. Nëse gërmojnë më shumë, shifrat e përmendura nga numri 1 i qeverisë konfuzojnë më tepër. Në ditën e parë të 2021-shit, teksa deklaronte marrëveshjen me “Pfizer” për 500 mijë doza që do të vinin gradualisht, Edi Rama përmendi një numër të konsiderueshëm, që, sipas afateve të shprehura, duhej të kishin ardhur tanimë.

“Kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej nëntë mijë dozash në gjysmën e parë të janarit”, nënvizoi shefi i qeverisë në 1 janar, pa përmendur emrat e vendeve mike. Jo për çështje sekrete, siç shprehet tanimë, por për faktin se marrëveshja zyrtare mund të bënte që këto vende të ndërronin mendje.

“Nuk e dimë nëse dinamike e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me ‘Pfizer’ do të ndikojë ose jo në finalizimin e këtyre operacioneve solidariteti nga ana e dy qeverive mike”. Pas entuziazmit për nëntë mijë doza, disa ditë më vonë, pritshmëritë u ulën në dy mijë, të cilat duhet të vinin brenda këtij harku kohor. As ato nuk u panë gjëkundi.

“Shifra, me të cilën nisim sot është 975. Ndërkohë që javën e tretë të janarit vijnë 10 mijë e 750 doza nga ‘Pfizer’, direkt nga kompania. Ndërkohë, midis së sotmes dhe kësaj që thashë, presim edhe dy mijë doza të tjera nga i njëjti vend mik”, deklaroi Kryeministri i prerë në besë nga qeveria sekrete “mike”, më 11 janar, ditën e nisjes së vaksinimit. E vetmja pritshmëri tanimë është marrëveshja me ‘Pfizer’, për të cilën nuk dimë as edhe një fjalë, edhe pse paratë janë dhënë parapagim.

Aktualisht, vendi ynë po “sajohet” me afro një mijë dozat, që nuk po i mbaron dot. Në tetë ditë, në të vetmen qendër, “Air Albania” janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë e infermierë, çka ka bërë që veç sigurimit të vaksinave, të shtrohen pikëpyetje edhe nëse sistemi ynë do t’i përballonte dot mijëra vaksinat e premtuara Ramës.

Artikulli i mëparshëmMakina përplaset me motorçikletën në Shkodër, dyshohet për një viktimë
Artikulli i radhësIbrahimovic detyroi shokun e tij të skuadrës të hiqte dorashkat në një ndeshje, ja arsyeja