Një tjetër gafë në shtëpinë e Romës. Pas çështjes Diaëara, skuadra verdhekuqe shkon përsëri kundër rregullores duke bërë zëvendësimin e gjashtë në kohën shtesë të ndeshjes së Kupës së Italiasë kundër Spezias. Kur me rezultatin 2-2, në fazën fillestare të kohës së dytë shtesë, arbitri përjashtoi Mancinin dhe Pau Lopez jashtë, pankina e Romës nxorri në fushë Fuzato dhe Ibanez në fushë pavarësisht se Pellegrini kishte sinjalizuar për rrezikun e shkeljes.
Rregullorja parashikon në fakt pesë zëvendësime në tre hapësira gjatë ndeshjes, duke përjashtuar intervalin e lejon një hapësirë të katërt për zëvendësim në rast të kohëve shtesë; por kjo hapësirë nuk mund të përdoret për një zëvendësim të gjashtë, dhe as arbitri nuk mund të ndërhyjë në raste të tilla. Për këtë Lorenzo Pellegrini kishte kërkuar nga pankina, në minutën e 5 ‘të kohës së parë shtesë, a ishte e ndaluar të futej në fushë edhe Ibanez, por përgjigja ishte “jo”.
Roma sidoqoftë u eleminua turpshëm nga Kupa, por tani Gjykatësi sportiv duhet të vendosë nëse do të miratojë 4-2 përfundimtar të sfidës me Spezian ose të aplikojë, sipas rregullores, 0-3 në tavolinë kundër verdhekuqve.